Bashkëpunim ndërkombëtar

Sorabotka

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë është formuar më 17 mars të vitit 1945 ndërsa në mënyrë të pavarur vepron dhe punon si shoqatë nacionale prej 21 maj të vitit 1992. Kryqi i Kuq i RM-së është i njohur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq më 01 nëntor të vitit 1995 dhe është pranuar si anëtar i plotfuqishëm në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe më 27 nëntor të vitit 1995.

Njëra prej detyrave më të rëndësishme të shoqatës nacionale paraqet ndërtim efektiv dhe të vazhdueshëm të marrëshënieve partnerore dhe bashkëpunim nëpërmjet implementimit të aktiviteteve programore dhe projektuese me organizata partnere me qëllimin për ndihmë dhe përkrahje të grupeve të ndryshme qëllimore. Llojllojshmëria e orgnizatës tonë ka vlerë praktike e cila na mundëson të arrijmë tek më shumë njerëz me formë më të gjërë të aktiviteteve. Sfida më e rëndësishme për organizatën është të sigurohet vazhdueshmëri në planin e përkrahjes ndërkombëtare programore dhe projektuese për implementimin e aktiviteteve të shoqatës nacionale. Kjo realizohet nëpërmjet punës inovative, transparente dhe efikase që të ruhet interesi i organizatave partnere për mobilizim dhe sigurim të fondeve për implementimin e programeve dhe projekteve të KKRM-së.

Bashkëpunimi i frytshëm me komponentet e Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin evropian dhe me organizata tjera ndërkombëtare dhe me përfaqësi diplomatike, mundësoi që Kryqi i Kuq i RM-së të zhvillohet në shoqatë nacionale e cila funksionon mirë.

Arritjet dhe bashkëpunimi i mirë me organizatat partnere janë parakusht i mirë që KKRM-së të vazhdojë të implementojë projekte dhe programe të llojllojshme të financuara nga donatorët ndërkombëtar për më shumë kategori të mjeruara të popullatës në bashkësitë lokale, si dhe për zhvillimin orgnizativ të shoqatës nacionale. Përmbajtjet programore dhe projektuese të siguruara me përkrahje ndërkombëtare janë pjesë integruese e veprimtarive të prezantuara programore në këtë dokument.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë realizon bashkëpunim ndërkombëtar me më shumë orgnizata ndërkombëtare dhe shoqata nacionale të KK dhe GJHK në drejtim të projekteve të përbashkëta, aksioneve humanitare dhe këmbim të përvojave pozitive. Qëllimi primar i bashkëpunimit ndërkombëtar është këmbimi i përvojave dhe implementimi i aktiviteteve të përbashkëta si dhe sigurim i përkrahjes projketuese dhe programore për sigurimin e shërbimeve dhe shërbim të kategorive të ndryshme të përdoruesve.

Bashkëpunimi ndërkombëtar i KKRM-së është drejtuar drejt përmirësimit të kapaciteteve të shoqatës nacionale për zbatim efikas të misionit të vet humanitar në RM-së dhe në botë me orvatjet e veta për sigurimin dhe dhënien e ndihmës për kategoritë më të mjeruara të popullatës.

Bashkëpunim bilateral
Marrëveshje të nënshkruara për bashkëpunim

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë ka nënshkruar protokole për bashkëpunim bilateral me më shumë shoqata nacionale të KK dhe GJHK të cilat e rregullojnë bashkëpunimin programor të shoqatave nacionale në nivel nacional dhe komunal.

Sorabotka

Me Kryqin e Kuq të Bullgarisë / Protokol për bashkëpunim të nënshkruar më 16.09.1994
Me Gjysmëhënën e kuqe të Turqisë / Protokol për bashkëpunim të nënshkruar më 30.08.1995
Me Kryqin e Kuq të Rumunisë / Protokol për bashkëpunim të nënshkruar më 25.09.1995
Me Kryqin e Kuq të Gjermanisë / Protokol për bashkëpunim të nënshkruar më 02.07.1996
Me Kryqin e Kuq të Spanjës / Protokol për bashkëpunim të nënshkruar më 20.03.1997
Me Kryqin e Kuq të Suedisë / Protokol për bashkëpunim të nënshkruar më 20.03.1997
Me Kryqin e Kuq të Shqipërisë / Protokol për bashkëpunim të nënshkruar më 28.03.1998
Me Kryqin e Kuq të B dhe H / Protokol për bashkëpunim të nënshkruar më 21.10.2002
Me Kryqin e Kuq të Serbisë / Protokol për bashkëpunim të nënshkruar më 16.01.2007
Me Kryqin e Kuq të Bullgarisë / Protokol për bashkëpunim i ripërtrirë më 30.05.2007
Me Gjysmëhënën e kuqe / Protokol për bashkëpunim i ripërtrirë më 28.05.2008
Me Gjysmëhënën e kuqe / Protokol për bashkëpunim i ripërtrirë më 08.04.2010

BASHKËPUNIM ME INSTITUCIONET DHE ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të veta programore KKRM-së realizon bashkëpunim të mirë me më shumë institucione dhe organizata ndërkombëtare siç janë përfaqësitë diplomatike në RM-së, Komiteti Ndërkombëtar i KK, Federata ndërkombëtare e shoqatave të KK dhe GJHK, Komesariati i lartë për të ikurit, ESNO, USAID, UNICEF, UNDP, Project Hope etj.

[Kurs për trajnim për zhvillim organizativ 2 – 6 tetor të vitit 2006, Budapest, Hungari]
[Konferenca e 29-të Ndërkombëtare e KK dhe GJHK]
[Konferenca e 15-të Ballkanike e shoqatave të KK dhe GJHK 30.11.06 – 02.12.06 Marmaris, Turqiа]

< kthehu mbrapa