MENAXHIM ME VULLNETARË

Mobilizimi i vullnetarëve të bashkësive lokale për kënaqjen e nevojave lokale është një ndër detyrat dhe qëllimet primare të Kryqit të Kuq të RM-së. Për këtë shkak Kryqi i Kuq i RM-së zhvillon forma dhe modele për tërheqjen dhe mbajtjen e vullnetarëve për zbatimin e aktiviteteve humane, duke promovuar parimet themelore dhe vlerat humane të Lëvizjes. Në pajtueshmëri me Rregulloren për Vullnetarizëm të Federatës Ndërkombëtare, secila Shoqatë nacionale e KK dhe GJHK, duhet të jetë një ndër organizatat udhëheqëse në procesin e mobilizimit dhe menaxhimit me vullnetarë për sigurimin e ndihmës për popullatën e mjeruar në vendin e vet.

Vullnetarizmi është dhënie vullnetare e shërbimeve inspiruar vetëm nga vulneti i lirë, e jo nga dlshira për përfitim material apo financiar që ka për qëllim uljen e mjerueshmërisë së popullatës, në pajtueshmëri me parimet e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.

Që nga vet formimi i Lëvizjes së KK dhe GJHK vullnetarët janë forcë lëvizëse për implementimin e aktiviteteve dedikuar për ndihmë dhe kujdes për popullatën e mjeruar.Me planifikimin strategjik shoqata nacionale thekson, që zhvillimi për vullnetarizëm çdoherë të jetë lidhur me zhvillimin programor, me çka përcaktohet edhe përgjegjësia e shoqatës nacionale për zhvillimin e strukturave dhe sistemeve vullnetare që e reflektojnë relaitetin e përditshëm.

Menaxhimi i vullnetarëve paraqet proces të planifikimit dhe vendosjes, organizim të aktivitetit vullnetar për shkak të realizimit të qëllimeve të organizatës në mënyrë efektive dhe efikase.

Për përparimin e menaxhimit vullnetar në shoqatën nacionale janë botuar më shumë dokumente për përparimin e menaxhimit vullnetar:

  • Strategjia për vullnetarizëm të Kryqit të Kuq të RM-së për periudhën 2008 – 2012
  • Kodi i sjelljes së vullnetarëve në KKRM-së
  • Rregullore për vullnetarizëm të KKRM-së – doracak
  • Shërbimi vullnetar – cikli menaxhim vullnetar – doracak
  • Formulare për evidentim të vullnetarëve dhe aktivitet vullnetar
  • Softuer për evidentim të vullnetarëve dhe aktivitet vullnetar – lidhje informatike të të gjitha OKKK.

Në kuadër të programit për menaxhim për vullnetarë vazhdimisht punohet në përforcimin e kapaciteteve vullnetare, në pajtueshmëri me dëshirat dhe aftësinë për punë dhe aktivitetin vullnetar. Vazhdimisht implementohen mjete dhe mekanizma për rekrutim, mbajtje dhe zhvillim të vullnetarëve. Zhvillohen forma për mbajtje dhe trajtim adekuat të vullnetarëve nëpërmjet formave dhe hapave të unifikuara për punë.

     Foto 1. Cikli menaxhment vullnetar

Si pjesë e programit për zhvillimin e vullnetarizmit dhe promovim të aktiviteteve vazhdimisht punohet në implementimin e seminareve për menaxhim me vullnetarë dhe trajnim të koordinatorëve, gjegjësisht menaxhues me vullnetarë.
KKRM-së vazhdimisht implementon mjete për rekrutimin e vullnetarëve dhe aktivizim adekuat në pajtueshmëri me intereaat dhe dëshirat e tyre. Punohet në trajnime për motivim dhe qasje adekuate për mbajtjen e vullnetarëve. Nëpërmjet realizimit të të gjitha aktiviteteve për të cilët merita më të mëdhaja kan vullnetarët, KKRM-së kontribuon shumë për mirëqenien e bashkësisë dhe promovim të përgjegjësisë qytetare dhe shoqërore. Ky është qëllimi ndaj të cilës kontribuojmë, duke implementuar të gjitha aktivitetet për zhvillimin e vullnetarizmit dhe integrimit vullnetar në organizatë.

< kthehu mbrapa